Pas një sëmundje të rëndë, vdes Agon Shabani i riu nga Peja

17:59 | 31 Maj 2025

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur Agon Shabani nga Peja.

Lajmin e ka konfrimuar faqja ‘Peja vendi im”, raporton ORAinfo.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Agon Shabani.

Në këtë moment të rëndë për familjen, të afërmit dhe gjithë miqtë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Humbja e një djali është dhembje që s’ka fjalë që e zbut, por jemi pranë jush me zemër e lutje.

Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani.
U prehtë në paqe Agoni, e dritë i pastë shpirti”, thuhet në njoftimin mortor. /ORAinfo/

Komento: