Pas një sëmundje të rëndë, vdes gazetari i njohur kosovar

18:11 | 26 Qershor 2019

Gjatë ditës është raportuar se gazetari nga Vitia, Ramadan Asllani ka ndërruar jetë.

Ndërsa pasdite pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë edhe gazetari i njohur kosovar, Rrok Berisha.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i Rrokut, Ylberi.

Përmes një postimi në Facebook, Ylberi ka njoftuar për vdekjen e babait.

“Pushofsh ne paqe heroi im, babai im i shtrejt te dua pergjithmon❤ do te mungosh gjith jeten deri sa te takohemi ne parajse… RIP my father❤,” ka shkruar djali i tij në Facebook.

Komento: