Pas një sëmundje të shkurt, vdes aktori i njohur

09:45 | 25 Korrik 2019

Në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur Rutger Hauer, i cili luajti në “Blade Runner” të vitit 1982.

Ylli vdiq në Holandë të premten pas një sëmundjeje të shkurtër,një lajm i konfirmuar nga agjenti i tij.

Funerali i aktorit u mbajt të mërkurën.

Hauer luajti rolin e vrasësit Roy Batty në Blade Runner, i cili u drejtua nga Ridley Scott dhe luajti edhe Harrison Ford.

Ai gjithashtu është shfaqur në filmat Sin City, Batman Begins dhe serialin e HBO True Blood.

Komento: