Pas një sezoni jo të suksesshëm, Messi ka diçka për të thënë

18:33 | 06 Qershor 2019

Lionel Messi është rrëfyer për ndjesinë e tij në këtë sezon jo të suksesshëm për klubin e tij.

Ai ka shprehur edhe njëherë frustrimin e tij se si ai dhe Barcelona përfunduan sezonin 2018/19.

Humbjet nga Liverpool dhe Valencia shuan shpresat e Barcelonës për një fitim të tripletës, por Messi ka mundësinë të heq zhgënjimin me Argjentinën në Kupën e Amerikës.

”Kam përfunduar sezonin më të lodhur dhe më të të irrituar mentalisht se sa fizikisht pas asaj që ndodhi në 15 ditët e fundit, sidomos nga eliminimi në Ligën e Kampionëve”, tha ai për La Pulga, transmeton lajmi.

”Fizikisht unë kam pushuar, kam luajtur më pak se kam bërë në vitet e tjera”.

Më 14 qesrhor fillon edhe Kupa e Amerikës, aty ku Argjentina gjendet në grupin B bashkë me Paraguajin, Kolombinë dhe Katarin, ndërsa 31-vjeçari është i destinuar të arrijë një trofe me kombëtaren e tij.

“Ne jemi duke shkuar me të njëjtën dëshirën dhe uri, por realiteti është se Argjentina po kalon një periudhë tranzicioni”, tha Messi.

”Ne jemi favorit, si më parë. Ne nuk jemi favorit që nga fillimi, ndryshe nga më parë, por ne do të përpiqemi ta fitojmë Kupën e Amerikës”.

Komento: