Pas Norës, edhe Roberti ka diçka për të thënë në lidhje me ndarjen e tyre

17:19 | 18 January 2019

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës shqiptare.

Ata janë martuar para pak vitesh dhe tani janë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Rene, përcjell ORAinfo.

Së fundi ata janë përfolur shumë në lidhje me një ndarje të mundshme në mes tyre, e arsye për këtë u bë fakti që ata nuk i kaluan bashkë festat e fundvitit dhe i ndaluan postimet me njëri-tjetrin.

Mirëpo, postimi i një fotoje me Robertin nga Nora, bëri që të eliminohen të gjitha dyshimet për ndarjen e tyre, e sot, një postim të tillë ka bërë edhe Roberti./ORAinfo/

Komento: