Pas Osmanit, edhe Rama takohet me çiftin Biden

19:15 | 22 Shtator 2022

Biden sot është takuar me presidenten e Kosovës dhe me atë të Shqipërisë.

Me Presidentin Joe Biden dhe bashkëshorten e tij Jill, ka realizuar fotografi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij.

Rama e ka përshkruar këtë si fotografinë e ditës. “Photo of the day”, ka shkruar ai në gjuhën angleze.

Pak më parë, një fotografi të ngjashme e ka publikuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Komento: