Pas padisë së VV-së, reagon ashpër qumështorja “Vita”

22:33 | 08 January 2019

Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar Shpend Ahmetin për dallaveret e bëra në tenterin e furnizimit të qumështit.

Qumështorja “Vita” ka reaguar ndaj kallzimit penal që ka dorëzuar sot Lëvizja Vetëvendosje ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me tenderin e qumështit që ju shpërndahet fëmijëve në shkolla.
Në këtë kallëzim penal përmendet edhe qumështorja “Vita”, e cila përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të kësaj partie.

Në njoftimin për media të kësaj kompanie” thuhet se, tenderi të cilit i referohen zyrtarët e VV-së, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë e tyre.

Po ashtu “Vita”, padinë e LVV-së, e cilëson si kallëzim penal me motive politike.

Ky është reagimi i plotë:

“Qumështorja Vita”, njofton opinionin publik se do të ndërmarrë masat e duhura ligjore kundër shpifjeve të bëra nga disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Jemi njoftuar nga mediat që emri i kompanisë sonë përmendet në një kallëzim penal me motive politike, të dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Kjo është bërë nga një zyrtar i kësaj partie i cili, sipas raportimeve të mediave, ka qenë i suspenduar nga pikërisht “Vetëvendosja” për abuzime në detyrë dhe keqpërdorime financiare.

Ne kërkojmë publikisht nga udhëheqësit e këtij subjekti politik që të mos keqpërdorim emrin tonë në betejat me kundërshtarë e tyre politik.

Tenderi, të cilit i referohen zyrtarët e kësaj partie, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë tonë.

Ne kemi konkurruar me çmim jashtëzakonisht të lirë, në këtë aktivitet tenderues. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës është ndihmuar nga kompania “Qumështorja Vita”.

Jemi të gatshem ta ndihmojmë secilin autoritetet komunal, pa marrë parasysh se cilit subjekt politik e udhëheqë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.

Komento: