Grevë edhe në aeroport.
Sindikata e Agjencisë së Navigacionit Ajror, sot gjatë ditës ka paralajmëruar hyrjen në grevë.
Të gjitha shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të ofrohen sipas programit të fluturimeve, përgjatë 24 orëve në secilën ditë të javës.
Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar me 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve.