Pas paraqitjes së parë të Veselit në Hagë, ky është mesazhi i djalit të tij

18:46 | 10 Nëntor 2020

Mesazhi i djalit të Kadri Veselit pas paraqitjes së parë të babait në Hagë.

Djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestori, ka reaguar pasi babai i tij doli para gjykatësve në Hagë.

Reagimin e ka bërë në profilin e tij në Instagram, teksa si mbishkrim ka shkëputur prezentimin e Veselit që e bëri në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Unë jam Kadri Veseli, kam lindur më 31 maj 1967 në Mitrovicë, shteti i Kosovës”, ka shkruar ai krahas fotografisë së Veselit.

Veseli ka bërë paraqitjen e parë sot në Hagë, ai akuzohet për krime lufte sikurse edhe Thaçi, Krasniqi e Selimi.

Komento: