Pas pauzës, Thaçi rikthehet në Kuvend ku do të raportojë për deportimin e gylenistëve

15:41 | 26 April 2019

Pas pauzës së kërkuar nga vetë ai, presidenti Thaçi është rithyer në Kuvendin e Kosovës.

Ai aty pritet të raportojë lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, shkruan lajmi.

Më herët gjatë ditës kishte pasur përplasje mes Thaçit dhe anëtarëve të Komisionit.

Thaçi kishte kërkuar të dijë se pse është angazhuar ekspert ndërkombëtar për të bërë ekspertizën e këtij rasti.

Ai po ashtu kishte kërkuar të dijë se pse ekspertë të huaj angazhohen kur është në pyetje sigura kombëtare.

Komento: