Pas PDK-së, edhe LDK-ja “lëshon” sallën e Kuvendit: Mos na konsideroni si pjesë të kuorumit

12:53 | 01 Shkurt 2023

Edhe LDK-ja “lëshon” sallën e Kuvendit: Mos na konsideroni si pjesë të kuorumit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka thënë kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca, që të mos llogarit deputetët e LDK-së si pjesë të kuorumit, në shenjë proteste për vlerën 105 të koeficientit.

“Në një qeveri ku glorifikohet Oliver Ivanoviq, nga një qeveri që mbron krimin dhe korrupsionin e Martin Berishajt, nga një qeveri e cila kap shtetin, dyfishon tatimin, nuk pritet më shumë, aq më pak me u zhgënjy. Është ditë dhe është pritë se kjo qeveri nuk merr asnjë masë që të lehtëson jetë e qytetarëve të Kosovës, nuk mund të presësh që të ketë zgjidhje për pagat në sektorin publik”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.

Gashi tha se ky koeficient as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit, ku jeta e qytetarëve të Kosovës është bërë “ferr”.

“Nuk është normale që kështu të filloj seanca dhe nuk mendoj se duhet të vazhdohet kjo seancë, mos na konsideroni si pjesë të kuorumit për këtë seancë”, deklaroi Gashi.

Komento: