Ai do të kthehet për tu paraqitur me kombëtaren e Katalunisë.
Gerard Pique duket se ka vendosur për një rikthim befasues në futbollin e kombëtareve.
Anëtari i Barcelonës kishte vendosur që të pensionohej nga kombëtarja e Spanjës, për të cilën besonte se dha gjithçka.
Ai kishte fituar trofetë më të rëndësishëm me ‘stuhinë e kuqe’ dhe vendosi të lëshoj vendin për gjeneratat e reja.
Por, ‘Marca’ shkruan se qendër mbrojtësi katalan ka vendosur që të rikthehet në futbollin e kombëtareve, transmeton lajmi.net.
Pas Ai do të kthehet për tu paraqitur me kombëtaren e Katalunisë, e cila akoma nuk është e pranuar nga shtëpitë më të mëdha të futbollit.
Katalunia do të përballet në një ndeshje miqësore me kombëtaren e Venezuelës, më 25 mars.