Aro Muric ka folur pas përfundimit të ndeshjes me Greqinë.
Muric, ishte heroi i Kosovës në ndeshjen kundër Greqisë.
Portieri priti penalltinë në pjesën e parë të ndeshjes, por edhe në vazhdimin e saj, bëri disa ndërhyrje të mira.
“Ishte mirë. Nëse është më e mira nuk e di”, tha Muric.
“Ishte shumë e rëndësishme, sidomos edhe për skuadrën, jam shumë i kënaqur”, tha ai.
“Po besoj që në të ardhmën do të qëndrojmë së bashku dhe të jemi më të fortë dhe më të mirë.”, tha Muric.