Pas përjashtimit reagon Edon Zhegrova: Këto janë lajme të pavërteta

18:22 | 08 September 2024

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, tre futbollistë – Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija – janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për shkak të thyerjes së rregulloreve të vendosura nga përzgjedhësi dhe Federata.

Ky informacion është konfirmuar nga një njoftim i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili thekson se për masat e mëtejshme ndaj këtyre futbollistëve do të vendosë Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Në vend të tyre, ekipit do t’i bashkohet portieri Faton Maloku nga FC Drita.

Megjithatë, Edon Zhegrova ka reaguar ndaj këtij lajmi dhe ka mohuar saktësinë e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhegrova ka theksuar se lajmi për largimin e tij është i pavërtetë.

“Përshëndetje të gjithëve, këto lajme janë të pavërteta dhe pa fakte. Unë do të flas në fushë do të shihemi së shpejti”, është shprehur Zhegrova.

Ai ka insistuar se nuk ka shkelur ndonjë rregull dhe se është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë për ekipin kombëtar.

Komento: