Pas përleshjes, dy persona në Prishtinë përfundojnë prapa grilave

13:27 | 14 May 2019

Dy persona në Prishtinë kanë përfunduar prapa grilave, pas një përleshje.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë, ku të dyshuarit janë prangosur nga ana e policisë nën dyshimin se kanë kanosur dy persona.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas mosmarrëveshjeve rreth një konteksti pronësor.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Komento: