Pas përleshjes zgjidhen dy kryetarë për nëndegën e Matit, LDK s’i pranon

21:50 | 16 June 2019

Gjatë Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat shpërtheu dhuna në mes të përkrahësve të kandidatëve për kryetar të kësaj nëndege, Sherif Vrajolli dhe Remzi Gashi.Përkrahësit e Gashit thanë për Klan Kosovën se arsyeja e shpërthimit të dhunës ishte mos-përmendja e disa emrave për propozim të kryesisë nga udhëheqësi i mbledhjes, Sherif Vrajolli.Ata thanë se Vrajolli nuk e ka përmendur nëse ka pro ose kundër sepse kanë pasur votat e të pranishmëve.

Në këtë pikë kanë filluar të shahen dhe të fyhen dhe më pas ka ardhur deri te përleshja. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia dhe i kanë shoqëruar në stacion tre persona- dy prej të cilëve përkrahës të Remzi Gashit.Ndërsa, përkrahësit e Sherif Vrajollit kanë mohuar se incidenti ka filluar nga ana e tyre duke thënë se ai filloi pas përmendjes së emrit të deputetit Arban Abrashit.Më pas ata janë kthyer dhe me 30 delegatë e kanë zgjedhur Sherif Vrajollin për kryetar të nëndegës edhe pse nuk kanë pasur kuroum.

Por të njëjtën e kanë bërë edhe përkrahësit e Gashit, të cilët kanë shkuar në një lokal dhe kanë zgjedhur edhe ata kandidatin e tyre si kryetar të nëndegës.Mirëpo, kundër kësaj ka dalë LDK-ja, e cila tha se një rast i tillë me dy kryesi është i paprecedentë dhe se nuk e mirëpret një proces të tillë.

Komento: