Pas përmbytjeve në Belgjikë, Ambasada e Kosovës publikon numrin kontaktues

15:52 | 17 July 2021

Pas përmbytjeve në Belgjikë, Ambasada e Kosovës publikon numrin kontaktues.

Ambasada e Kosovës në Bruksel ka publikuar një numër kontaktues për të gjithë të interesuarit, pas përmbytjeve atje, ku pati edhe viktima.

Gjithashtu në postimin e ambasadës ngushëllohen familjet që humbën të afërmit e tyre nga kjo situatë.

Postimi i plotë i ambasadës:

Në këto momente të gjithë solidarizohëmi dhe ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave që pësuan nga përmbytjet në Belgjikë dhe Luksemburg. Lutemi së bashku që kjo gjendje të tejkalojë sa më parë. Për të gjitha emergjencat, numri i ARKS në Bruksel do të jetë në dispozicion 24 orë: +32487771934.

Raportohet se qindra njerëz janë ende të zhdukur pas reshjeve rekorde të shiut, të cilat nxitën vërshime të rënda në Gjermani e Belgjikë. Ndërsa numri i viktimave ka kaluar shifrën 150.

Komento: