Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku javë më par kishin pas një përplasje verbale.
Kreu i ekzekutivit e kishe quajtur Çitakun ambasadore të presidnetit Thaçi, e i menjëhërshëm kishte qenë reagimi i ambasadorës, e cili kishte thënë se ajo asnjëherë nuk punon kundër interesave të vendit, përcjell ORAinfo.
Por, duket se kjo përplasje mes Haradinajt e Çitakut duket se ka kaluar, pasi ata sot janë takuar në SHBA.
Për këtë ka njoftuar vet kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së.
Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit.
I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë. /ORAinfo/