Pas përplasjes së avionit në Stamboll, dalin pamje shumë të ndjeshme

23:02 | 05 February 2020

Kanë dalur pamje të ndjeshme, pas përplasjes së avion në Stamboll.

Një avion doli jashtë piste dhe më pas shpërtheu në flakë, në një aeroport turk pasditen e sotme.

Raportohet se në bord ndodheshin 177 persona dhe 52 prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Për fat të mirë, nuk ka asnjë viktimë nga aksidenti i rëndë ajror.

Avioni u shkatërrua gati plotësisht duke u ndarë në 3 pjesë.

Nga pamjet e bëra publike në mediat e huaja shihen njerëzit e mbuluar nga gjaku dhe të tmerruar nga kjo përplasje, që mund të kishte rezultuar fatale për ta.

Mendohet se disa prej pasagjerëve kanë ngecur në avion, por punëtorët e urgjencës po punojnë për t’i nxjerrë. Mes pasagjerëve ishin edhe 12 fëmijë.

Komento: