Pas përplasjeve pasi ia morën shiritin e kapitenit, ja çfarë ka bërë Marotta për Icardin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas përplasjeve pasi ia morën shiritin e kapitenit, ja çfarë ka bërë Marotta për Icardin

19:51 | 14 Shkurt 2019

Rasti i ndërlikuar i Mauri Icardit, Beppe Morata po merret me të.

Mauro Icardit iu mor shirit i kapitenit nga Interi, por që gjakrat tani janë qetësuar.

Refuzimi i sulmuesit argjentinas për t’u grumbulluar për ndeshjen e Ligës së Evropës hapi skenarët e një përplasjeje frontale, por nuk duket se divorci do të jetë zgjidhje, përcjell lajmi.net.

Interi do të vijojë me tratativën e rinovimit të kontratës aktuale, që skadon në vitin 2021, duke i qëndruar propozimit të tyre për 7 milionë euro në sezon, nga paga aktuale e Icardit prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset.

Kërkesa e ëanda Narës, gruas që bën edhe agjenten e lojtarit, ka qenë për 10 milionë euro në sezon, por larg pretendimeve të skuadrës.

Objektivi kryesor i Interit është të heqë klauzolën 110 milionë euro të zbatueshme për largimin brenda 15 korrikut të çdo viti.

Drejtori i ri, Beppe Marotta nuk i ka pëlqyer asnjëherë te Juve, pikërisht sepse i ka përdorur te bardhezinjtë për t’i marrë të tjerëve lojtarët më të mirë.

Komento: