Pas pesë ditësh gjendet trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në minierë

10:34 | 20 September 2021

Minatori i cili u gjet i vdekur pas pesë ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Trupi i pajetë i Muharrem Plakut u gjet mbrëmjen e një nate më parë dhe më pas u dërgua në morgun e Spitali Bulqizë për të kryer autopsinë.

Bëhet e ditur se janë shoqëruar në polici inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu, mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe të përsëritur të ndodhur në vendin tonë.

Minatori Plaku, i cili prej tetë vitesh punonte në minierë, mbeti i bllokuar mëngjesin e së mërkurës ndërsa po punonte.

Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda. /TCH/

Komento: