Pas ecjes përpara në negociatat në ditët e fundit, AC Milan dhe Sporting kanë arritur një marrëveshje të plotë për Tiago Djalo, një djalë me perspektivë të madhe të lindur në vitin 2000 përcjell ORAinfo.
Djalo ishte i kërkuar nga Lazio, Manchester United dhe City në Premier League. Kontrata e lojtarit ishte vendosur të skadojë në qershor, por Milan dëshironte lojtarin menjëherë.
Lojtari pritet të arrijë në Milano të hënën për nënshkrimin e marrëveshjes. Klubi portugez kërkoi dhe mori një klauzolë që do të parandalonte Milanin nga shitja e Djalos në Porto dhe Benfica (rivalët e Sporting).
Rossonerët, pra, duke pritur për lajme në frontin e Piatek, në ndërkohë kanë finalizuar një marrëveshje për një talent me një të ardhme të madhe./ORAinfo/