Pas Piatek, Milan nënshkruan me edhe me yllin tjetër të madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas Piatek, Milan nënshkruan me edhe me yllin tjetër të madh

15:11 | 19 Janar 2019

Pas ecjes përpara në negociatat në ditët e fundit, AC Milan dhe Sporting kanë arritur një marrëveshje të plotë për Tiago Djalo, një djalë me perspektivë të madhe të lindur në vitin 2000 përcjell ORAinfo.

Djalo ishte i kërkuar nga Lazio, Manchester United dhe City në Premier League. Kontrata e lojtarit ishte vendosur të skadojë në qershor, por Milan dëshironte lojtarin menjëherë.

Lojtari pritet të arrijë në Milano të hënën për nënshkrimin e marrëveshjes. Klubi portugez kërkoi dhe mori një klauzolë që do të parandalonte Milanin nga shitja e Djalos në Porto dhe Benfica (rivalët e Sporting).

Rossonerët, pra, duke pritur për lajme në frontin e Piatek, në ndërkohë kanë finalizuar një marrëveshje për një talent me një të ardhme të madhe./ORAinfo/

Komento: