Pas prangosjes së kunatës se tij, vjen reagimi i ashpër nga reperi Getinjo

12:45 | 08 May 2019

Reperja e njohur kosovare Loredana Zefi është prangosur nga autoritetet zvicerane, nën dyshimin se ka shkaktuar dëm material ndaj një çifti zviceran.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e njohur zvicerane “20 minutes.

E kunati i saj, reperi i njohur, Getinjo i ka dal nw mbrojtje.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka reaguar lidhur me këtë rast duke thënë se gjithmonë të fortin e sulmojnë.

“Ju dushmanët keni qef me ndodh qashtu qysh folet… ama ngadalë mos i jepni zor se mundeni me ….. S’keni faj se asi shifra keni parë veç në kalkulator e askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë”, ka shkruar Getinjo.

Ndërsa, deri më tani partneri i saj, Mozzik nuk bërë ndonjë reagim lidhur me prangosjen e Loredanës.

Komento: