Pas prezantimit si trajner i Barcelonës, Koeman flet për çështjen ‘Messi’

22:23 | 19 August 2020

Koeman flet për çështjen ‘Messi’ pas prezantimit si trajner i Barcelonës.

Ronald Koeman është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Barcelonës.

Trajneri holandez në konferencën e parë, sigurisht që nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për të ardhmen e Lionel Messit.

Koeman ka thënë se Messi është më i miri në botë, dhe se atë e dëshiron në skuadër.

“Nuk e di nëse më duhet të bind Messin ose jo. Të gjithë dëshirojnë ta kenë më të mirin në skuadrën e tyre, dhe jo kundërshtar”, ka deklaruar Koeman.

“Ai ka kontratë. Unë duhet të flas me të sepse ai është kapiten i ekipit. Ne jemi duke shkuar për të punuar dhe për të folur me disa lojtarë”.

“Në këtë çështje, Shpresoj që Messi do të jetë këtu edhe për shumë vite”.

Kujtojmë se Messi ditëve të fundit është përfolur për një largim nga Barcelona, dhe Interi shihet si skuadër favorite për transferimin e tij.

Komento: