Pas pritjeve të gjatë në kufi vjen lajmi i mirë, kjo është situata atje

21:21 | 25 Dhjetor 2018

Pritjet në pikat kufitare në Kosovë kanë qenë shumë të gjata këto ditët e fundit sa që kanë shkuar edhe më shumë se 2 orë.

Mirëpo sot ato janë të gjitha të hapura dhe nuk ka problem për qarkullim.

Sipas të dhënave nga pikat kufitare në Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë ishin deri në dy orë, kurse tek pika kufitare Dheu i Bardhë ato shkonin mbi një orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njofton sot se pritjet më të gjata kanë qenë 20 minuta.

“Han të Elezit pritet nga 10 deri në 20 minuta, kurse në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, pritet nga 5 deri në 10 minuta”, thuhet në njoftimin e QKMK. /Lajmi.net/

Komento: