Pas protestës së sotme të VV-së, kreu i kësaj partie është marrë me Presidentin e vendit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi sot ka pranuar fajin për dëbimin jashtëligjor të gjashtë shtetasve turk në vitin e kaluar.
Kurti në një status në Facebook ka thënë se presidenti me sikletin komik dhe nervozizmin arrogant, paqëllimshëm e pranoi fajin për deportimin e shtetasve turq.
“Ndërmjet tubimeve anembanë Kosovës kundër PANhajnisë sot kishim protestën kundër kryeprokurorit pa kryeaktakuza. Njëkohësisht, shefi i tij që është President, me sikletin komik dhe nervozizmin arrogant, paqëllimshëm e pranoi fajin për deportimin e paligjshëm të gjashtë shtetasve nga Turqia para Komisionit hetimor parlamentar. Vazhdojmë me tubime dhe protesta… Ata bashkë janë, bashkë do të shkojnë”.