Pas protestës së sotme, grevistët lajmërojnë kur do ta mbajnë protestën e rradhës

18:31 | 28 Janar 2019


Pas protestës së mbajtur sot, grupi i specialistëve të papunë të stomatologjisë ka bërë të ditur që nuk do të mbajnë të tjera protesta deri në vendimet zyrtare të Qeverisë.

“Pas protestës së sotme para Qeverisë së Kosovës, ju njoftojmë se jemi thirrur në takim nga zonja Albena Reshitaj, këshilltare e kryeministrit. Zonja Reshitaj na tha se kryeministri Haradinaj ka kërkuar të informohet për problematikën tonë, dhe se shpejti do të organizohet një takim në mes të kryeministrit, ministrit të shëndetësisë, drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, që të shqyrtohen kërkesat tona”, thuhet në njoftim përcjell lajmi.net.

Të njëjtit thonë se e konsiderojnë këtë si një qasje të mirë, pasi takimi me zonjën Reshitaj ishte i mirëseardhur ngase po duket që Qeveria e Kosovës dëshiron që të ketë një angazhim më të shtuar që çështja të zgjidhet më në fund.

“E njoftojmë opinionin se ne nuk do të mbajmë protesta në këtë javë, në pritje të veprimit të Qeverisë së Kosovës”.

Komento: