Pas publikimit të fotografisë, Ambasada e Britanisë ‘godet’ keq Flora Brovinën

10:02 | 19 May 2019

Publikimi i fotografisë nga ana e Flora Brovinës po vazhdon të ketë reagime të ndryshme.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

Deputët miratuan për projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për denimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Vëmendjen kryesore e morri Flora Brovina që pasqyroi një fotografi, me të cilën ajo deshi të pasqyronte keqpërdorimin e serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.

Por ajo fotografi doli të ishte marrë nga një film pornografik dhe e gjithë kjo shkaktoj reagim të madh në Kosovë. Përmes një postimi në Tëitter, Ambasada e Britanisë ka theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura.

“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për dëme të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë.

Komento: