Pas publikimit të rezultateve, flet Blerim Reka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas publikimit të rezultateve, flet Blerim Reka

22:12 | 21 Prill 2019

Reka tha se ata janë skeptik se do të arrihet censusi në rrethinë e dytë.

Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka mbajtur një konferencë për medie.

“Ne jemi shumë të kënaqur, bile kjo i ka tejkaluar pritshëmritë tona, kemi një rezultat të shkëlqyeshëm, në komunat shqiptare udhëheqim 3:1”.
Kështu ka deklaruar kandidati i opozitës shqiptare Blerim Reka në konferencën për shtyp.

“Në të gjitha komunat maqedonase kemi vota. Kjo është për tu shënuar, sepse koncepti ynë është koncept për të cilën do të votojnë gjithë qytetarët. Në komunat e Maqedonisë ku kemi marrë vota, ne nuk kemi degë. Kjo më jep shpresë se Maqedoni do të jetë shtet i të gjithëve. Ne menduam se në një shtet, të cilin ne e quajtëm të kapur. Menduam se do të promovojmë një filozofi të re. Ne nuk menduam se kemi edhe elektorat të kapur. Në këto momente ne kemi mbi 50 mijë vota për momentin, ndërsa deri në fund presim 80 mijë vota. Këto vota deligjitimuan politikat e partive shqiptare në pushtet. Ky korpus i votave paralajmëron një pranverë të re politike”, tha Reka, raporton SHENJA.

Ai tha se ata janë skeptik se do të arrihet censusi në rrethinë e dytë.

“Ky sistem nuk mund të jetë funksional, ose duhet rritur kompetencat ose të zgjidhet në kuvend, njëkohësisht me zgjedhjen e një nënkryetari të shtetit”, tha Reka mes tjera, duke thënë se zgjedhjet ishin të drejta dhe të lira.Ai tha se ata nuk do të bëjnë tregti me votat.

Komento: