Janë publikuar pamjet nga përleshja fizike në mes të dy kandidatëve për deputetë Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt.
Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur reagimin e Molliqajt, përcjell ORAinfo.
Ai thotë se pala tjetër u paraqit si viktimë, mirëpo, kjo video dëshmn se janë mashtrues të radhës.
Sipas Molliqaj wshtw Abazi ai qw e ka sulmuar i pari pastaj ka ikur.
Postimi i plotë i Dardan Molliqajt:
“Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.
Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.
Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.
Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.
Luftoj për atë që besoj.” – ka shkruar Molliqaj./ORAinfo/