Pas publikoi lidhjen me afrikanin, Adriana Matoshi publikon portretin familjar me katër fëmijët e saj

14:52 | 07 Nëntor 2020

Adriana Matoshi publikon portretin familjar me katër fëmijët e saj.

Ka javë që Adriana Matoshi po qëndron në fokus të mediave rozë. E krejt kjo për shkak të zyrtarizimit të lidhjes me afrikanin Keith Owen Groeneveld.

Ajo dhe Keith tanimë po dalin lirshëm, pa u fshehur prej askujt, cdo gjë është bërë publike, madje edhe raportet e afrikanit me fëmijët e Adrianës, shkruan Kosovarja.

Është aktorja kosovare ajo që së fundmi ka ndarë një imazh të këndshëm me katër fëmijët e saj, që dëshmon se pavarësisht të gjithave ajo vazhdon të mbetet një nënë e përkushtuar dhe e mrekullueshme.

Rikujtojmë, se Adriana është një nga ata emrat që ka rrëmbyer mjaft çmime sa i përket aktrimit.

Çmimi në Francë e ai në Spanjë si aktorja më e mirë vlen të theksohen se e kanë ngritë mjaft shumë Matoshin në botën e artit.

Komento: