Pas Ramazanit, ministri Murati do të përballet me protesta – ja çfarë po paralajmërojnë pensionistët

12:33 | 23 Mars 2024
pas-ramazanit,-ministri-murati-do-te-perballet-me-protesta-–-ja-cfare-po-paralajmerojne-pensionistet

Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët.

Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për muajin prill për shkak të muajit të Ramazanit.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi ka folur lidhur me këtë çështje për Front Online.

Ai tha se janë dakorduar me pensionistët që protesta të shtyhet.

“Protesta është shtyrë për muajin prill, pasi të përfundon muaji i Ramazanit, pasi pensionistët janë të lodhur nga mosha por edhe nga agjërimi. Kur të përfundon ky muaj do të protestojmë”, u shpreh Gashi.

Ai tha se data e saktë e protestës do të caktohet javën tjetër.

“Data e protestës do të caktohet javën që po vjen, pasi do të mbajmë takim me kryesinë dhe do të vendosim të gjithë së bashku”, theksoi Gashi.

Protesta e pensionistëve vjen pas pakënaqësive që kanë shprehur ata lidhur me pensionet e ulëta.

Gashi ka thënë se pas kësaj ngjarje pret reflektim nga Ministria e Financave.

“Me protestën që do ta mbajmë shpresojmë që do të reflektojë për të mirë tek Ministria e Financave e të na plotësoj kërkesat që kemi”, deklaroi Gashi.

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro./Front Online

 

Komento: