Pas Rashicës, edhe këtij lojtari i ndalohet të luaj për Kosovën

18:18 | 05 Nëntor 2020

Pas Werder Bremen që njoftoi për Milot Rashicën, edhe FC St. Pauli ka njoftuar se nuk do të lejohet të luajë për Kosovën në ndeshjet e nëntorit.

FC St. Pauli ka njoftuar se Leart Paqarada nuk do të lejohet t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, për shkak të kufizimeve të koronavirusit në qytetin gjerman.

Paqarada u ftua nga trajneri i Kosovës Bernard Challandes për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë më 11 nëntor në Elbasan dhe për dy ndeshjet e fundit në grup në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë në Lubjanë dhe ndaj Moldavisë në Prishtinë, por nuk do të jetë në gjendje të paraqitet.

Kufizimet e vendosura nga autoritetet shëndetësore në Gjermani për mbrojtje ndaj Covid-19, e kanë shtyrë klubin gjerman të mos i lejojë lojtarët e vet t’u bashkohen Kombëtareve të tyre përkatëse, sipas mediave të shumta gjermane.

Më herët edhe Ëerderi konfirmoi se nuk do ta lejojë Paqaradën të luajë për Kosovën.

Komento: