Pas rastit të 16 vjeҫares nga Drenasi, edhe një rast i tillë në Fushë Kosovë

11:23 | 08 February 2019

Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi, është rasti i cili tronditi të gjithë vendin.

Por, ky rast duket se nuk është i vetmi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në komunën e Fushë Kosovës një femër ka lajmëruar se është ngacmuar nga një person.

Rasti është lajmëruar në polici dje pasdite, ndërkaq, vajza dhe i dyshuari janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti i vajzës në Drenas me të miturën A.G ka tronditur opinionin.

Tash 18-vjecarja sa ishte keqpërdorur nga mësuesi i saj fillimisht, e pastaj edhe nga polici hetues Vesel Veseli.

Komento: