Pas rastit të Izet Demajt, Limaj tregon se ҫka po bën Qeveria për Policinë e Kosovës

12:34 | 29 Dhjetor 2018

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, anëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demajt, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se ky rast tragjik tregon gatishmërinë e institucioneve të sigurisë që rrezikojnë jetën për të siguruar mirëqenien e qytetarëve.

“Shumë tragjike. Shfrytëzoj rastin me i shpreh ngushëllime familjes se policit. Kjo tregon qe institucionet e sigurisë rrezikojnë jetën për të siguruar pronën jetën dhe mirëqenien e qyfterëve.

Është një mision i jashtëzakonshme që kryen policia e Kosovës. Me një fjalë për këtë polici që kemi ne sot është një mekanizëm i tërë i burrave dhe grave të cilët me uniformë apo pa uniform kujdesën për qytetarët. Dëshiroj dhe shpresoj që raste tragjike të mos kemi sikur ai”, u deklarua Limaj.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të punoj në mënyrë urgjente që të sigurojnë jetën e atyre që na sigurojnë jetën neve.

Kujtojmë se në Istog përveç policit Demaj, pa shenja jete mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte qëlluar policin Izet Demaj.

Komento: