Pas rastit të parë të importuar, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga virusi MPOX

15:38 | 28 December 2024
pas-rastit-te-pare-te-importuar,-ikshp-del-me-rekomandime-per-mbrojtje-nga-virusi-mpox

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka dalë me rekomandime për atë se si të parandalohet infektimi me virusin e quajtur “MPOX” apo i njohur edhe si “lija e majmunëve”, pasi Kosova ka shënuar edhe rastin e parë të infektimit, rast i importuar nga Afrika e Perëndimore

IKSHP thotë se mbrojtja fillon nga vetja, duke mbajtur higjienën personale dhe mjedisin e jetesës të pastër dhe përmes zbatimit të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

“Ta parandalojmë MPOX me hapa të thjeshtë, duke filluar nga higjiena personale dhe mjedisore, zbatimi i masave të kontrollit dhe ndjekja e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, thuhet në postim.

Në informacionet që ka publikuar IKSHP ky infeksion bartet përmes kontaktit direkt dhe përmes lëkurës dhe se më të rrezikuar janë meshkujt që kryejnë marrëdhenie seksuale me meshkuj.

 

 

 

Komento: