Pas reagimit të SHBA-së për KQZ-në, ja çfarë vendimi mori Thaçi

13:47 | 26 March 2019

Presidenti Thaçi deklarohet për KQZ.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vënë menjëherë në lëvizje për të emëruar anëtarët e rinj të KQZ-së, pas vërejtjes që morri sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim për media nga zyra e presidentit, thuhet që betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së do të bëhet të enjten.

Komunikata e plotë nga presidenca:

Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet të enjten

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi.

Komento: