Pas remontit, kthehet në operim blloku B-1

18:25 | 25 Tetor 2023
pas-remontit,-kthehet-ne-operim-blloku-b-1

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se dje është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, e cila ka qenë në remont.

Përmes një postimi në Facebook, KEK ka njoftuar se sot atje ka qenë për vizitë zv.Kryeshefi i KEK, Përparim Kabashi.

“Me datë 24.10.2023 është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B (TC-B), në këtë njësi kanë përfunduar me sukses punimet e projektit të dilatimeve të kaldajës, ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit elektrik, si dhe një sërë riparimesh të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë.

Me këtë rast, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh. a.), Përparim Kabashi me bashkëpunëtor ka qëndruar sot në TC-B, me ç ‘rast ka përgëzuar stafin menaxhues dhe teknik, si dhe gjithë punonjësit e TC-B-së për angazhimin maksimal në përfundimin me sukses të dy projekteve kapitale përfshirë remontet e rregullta vjetore në të dy njësitë B-1 dhe B-2 të TC-B-së, në të cilat është rritur siguria e operimit”, thuhet në njoftim.

Komento: