Në rrugët e Kosovës është shkaktuar një kaos i vërtetë, pas reshjeve të pandërprera të borës.
Situatë e njëjtë duket të jetë edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, ku si pasojë e motit ka pasur vonesa në fluturime megjithatë nuk është anuluar asnjë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Unidon Krasniqi.
“Deri më tani nuk ka pasur asnjë anulim, fluturimet e mëngjesit janë nisur të gjitha, por në shumicën e tyre ka pasur vonesa”, ka thënë ai.
Si pasojë e reshjeve shumica e rrugëve në vend, e sidomos ato në kryeqytet janë bllokuar.
Gjendje e rëndë paraqitet edhe në rrugën e kombit, e cila është e pakalueshme.
Ministria e Infrastrukturës dhe Policia po bëjnë thirrje të vazhdueshme për kujdes në vozitje