Pas reshjeve të fundit, kjo është gjendja e rrugëve në vendin tonë

17:17 | 23 Janar 2022

Reshjet e borës kanë vështirësuar gjendjen e rrugëve në vendin tonë.

Gjatë ditëve të fundit pati reshje të vazhdueshme të borës.

Kësisoj padyshim se probleme iu shfaqën drejtuesve të automjeteve në vend.

Por nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se gjendja e rrugëve në përgjithësi është në rregull dhe ato janë të kalueshme.

Në njoftimin e bërë para disa orëve është theksuar se vetëm disa prej rrugëve magjistrale janë të kalueshme, por vetëm me pajisje dimërore, transmeton lajmi.net.

Në përgjithësi rrugët magjistralen kanë gjendje në të cilën mund të udhëtohet pa problem, por që çdo drejtues i automjeteve do të duhej të kishte pajisjet dimërore për sigurinë e vet dhe të të tjerëve në trafik.

Gjatë reshjeve të kaluara javë më parë rrugët patën jo gjendje të mirë e për këtë duket se këtë radhë është reaguar në kohë,që qytetarëve mos tu shfaqen probleme.

Komento: