Pas rikthimit në fushë, mesfushori i Interit pëson tjetër lëndim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas rikthimit në fushë, mesfushori i Interit pëson tjetër lëndim

21:13 | 14 Shkurt 2020

Pas rikthimit në fushë, mesfushori i Inter, Stefano Sensi, ka pësuar një tjetër lëndim.

Pak kohë pasi është kthyer nga një lëndim i rëndë, Sensi do të duhet të largohet përsëri nga fushat e blerta.

24 vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Napoli, në kuadër të Kupës së Italisë, transmeton lajmi.

Sensi ka pasur telashe me gjendjen fizike gjatë gjithë sezonit, duke startuar vetëm 12 herë këtë sezon me ‘Nerazzurri’.

Nuk dihet akoma se sa Sensi do të mungojë pas këtij dëmtimi të radhës.

Komento: