Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet.
Pasi i siguroi shërbimet e Cristiano Ronaldos, klubi arab synon ta transferojë edhe një futbollist të madh të futbollit evropian.
Bëhet fjalë për Luka Modricin, të cilin ky klub synon ta transferojë nga vera që po vjen.
Për këtë siguron mediumi “Okaz”.
Veterani i mesfushës nuk e ka vazhduar ende kontratën me Real Madridin, e cila do t’i skadojë në fund të këtij sezoni.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, oferta për fituesin e Topit të Artë është një kontratë dyvjeçare me një total prej 40 milionë eurosh, respektivisht 20 milionë në vit.
Kjo e përfshin veç rrogën pasi me marketing përfaqësuesi kroat mund të paguhet më shumë.
Modric ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë në dekadën e fundit.
Ai ka fituar gjithçka me Real Madridin, ndërsa me Kombëtaren kroate një herë u shpall nënkampion i botës dhe së fundmi e fitoi medaljen e bronztë.