Pas Samitit të Berlinit, kryeministri Haradinaj flet për dialogun Kosovë- Serbi

08:59 | 08 May 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj flet rreth dialogut Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit

Pas Samitit të Berlinit i cili u mbajt me ftesë të kancelraes gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, ende po vazhdojnë diskutimet për atë se çfarë është folur në këtë samit.

Lidhur me këtë sot në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kryeministri Ramush Haradinaj do të flas më detajisht për atë se çfarë u tha në Samitin e Berlinit.

Tryeza për temë ka dialogun Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit, dhe do të nis në orën 10:00.

“Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit”, në një diskutim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik”, thuhet në njoftimin për media.

Komento: