
Të Chelsea, nuk kanë të ndalur largimet.
Gianfranco Zola do të largohet nga Chelsea pas largimit të Maurizio Sarri, sipas Sky Sports.
Kontrata e Zolës do të përfundojë këtë verë, pasi nuk do të ofrohet një rinovim,përcjell ORAinfo.

Sarri, do të emërohet si trajner i Juventusit, kurse Zola nuk di ende se ku do të vazhdojë karrierën. Në anën tjetër Chelsea është në kërkim të trajnerit të ri./ORAinfo/