Pas seancës së Kuvendit, Hoti i shkon në zyrë Thaçit

09:39 | 23 Qershor 2020

Menjëherë pas seancës së Kuvendit, Hoti takon Thaçin në 11:30.

Kryeministri Avdullah Hoti do të takohet sot në ora 11:30 me Presidentin Hashim Thaçi, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Kryeministrit.

Takimi do të zhvillohet në Zyrën e Presidentit Thaçi.

“Kryeministri Avdullah Hoti takon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. VENDI: Zyra e Presidentit. KOHA: 11:30”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Kryeministri Hoti, do të marrë pjesë edhe në seancën plenare të Kuvendit që do të fillojë në ora 10:00.

Dy krerët e shtetit do të udhëtojnë për në Uashington në fund të javës, për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit mes Kosovës dhe Serbisë me ftesë të Emisarit Special, Richard Grenell.

Në këtë takim do të rifillojë edhe dialogu mes dy shteteve i ndërprerë për gati dy vjet, që nga vënia e taksës 100% nga qeveria Haradinaj.

Komento: