Zvicra do të mundë të llogarisë në veç një futbollist shqiptar për ndeshjet e marsit.
Granit Xhaka do të jetë i vetmi lojtar nga Kosova që do të paraqitet për Helvetikët në dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Bjellorusisë në Serbi dhe ndaj Izraelit në Zvicër, shkruan Express.
Xherdan Shaqiri pësoi lëndim së fundmi në ndeshjen e Chicagos kundër Philadelphias dhe u konfirmua se nuk do të jetë pjesë e ekipit të Murat Yakinit për sfidat e para të kualifikimeve për Euro 2024.
Ndërkaq, në fundjavë lëndim pësoi edhe futbollisti tjetër kosovar, Andi Zeqiri, i cili po ashtu s’do të udhëtojë me ekipin për në Serbi, e as s’mund të jetë gati për duelin e dytë me izraelitët në shtëpi.
Ai u lëndua në vikend teksa po luante për Baselin, me të cilin e ka rikthyer formën optimale.
Selektori Yakin i ka zëvendësuar menjëherë dy lojtarët kosovarë të lënduar.