Pas shërimit nga kanceri, Lulja po bëhet nënë për herë të dytë

23:36 | 27 June 2022

Lirimi dhe Lulja janë çifti më i njohur shqiptar në Instagram.

Ata kanë shumë ndjekës, nga të cilët kanë pasur shumë fjalë të mira, por edhe kritika, shkruan ORAinfo.

Të dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

E pas sëmundjes së rëndë, shihet se Lulja iu është rikthyer fuqishëm jetës, ku shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo ka publikuar disa imazhe të ëmbla në Instagram, ku shfaqet me bark të fryrë.

Në këto imazhe ajo shfaqet në shoqëri të burrit dhe vajzës së saj.

Kaq të lumtur shfaqen ata në pritje të anëtarit të ri në familje. /ORAinfo/

Komento:
loading