Pas shkakrimit të Panuccit, ja kush do ta drejtojë Shqipërinë në ndeshjen kundër Andorrës

10:11 | 23 Mars 2019

Christian Panuccit është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë.

Ky vendim ka ardhur pas humbjes trupëruese nga Turqia në ndeshjen e parë kualifikuese ‘Euro 2020’, përcjell ORAinfo.

Federata Shqiptare e Futbollit pak caste me parë ka njofutar se nga sot e ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

FSHF njofton se ekipin kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual. /ORAinfo/

Foto: Elvir Bujku

Foto: Sulejman Mema

Komento: