Pas shkarkimeve në Telekom, deputeti i VV-së paralajmëron shkarkime edhe në KEK

17:37 | 10 Prill 2020

Bordet e përkohëshme të emëruara nga qeveria Kurti në ndërmarrjet publike po vazhdojnë me shkarkimet në këto ndërmarrje.

Sot në Telekomin e Kosovës janë shkarkuar Kryeshefi Ekzekutiv dhe Zyrtari Kryesor Financiar.

Pos kësaj, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar se shkarkime të tilla mund të ketë edhe në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës.

“Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe zyrtari kryesor financiar. Tani, po besoj që është radha e KEK’ut t’i nenshtrohet rivendosjes se rendit dhe ligjit. Abuzimit me pasurinë publike ja gjejmë ilaqin.”, ka shkruar Bajqinovci.

Shkakime nga bordet e emëruara nga kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pasur edhe në ndërmarrjen publike Infrakos dhe në Ujësjellsin Rajonal Prishtina.

Komento: